FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Itali, mbyllet pas 9 ditësh bordelloja e parë e kukullave-prostituta!

Bordelloja e parë e kukullave seksi në Itali është bastisur dhe mbyllur nga policia vetëm nëntë ditë pasi u hap për herë të parë. Duke u ofruar klientëve modele silikoni brenda një nga tetë dhomat e saj private, “LumiDolls” në Torino rezultoi se shkelte ligjet italiane për dhënien me qira të akomodimit.

Autoriteti shëndetësor i qytetit gjithashtu po heton nëse kukullat e vendosura në një ndërtesë të fshehtë në veriperëndim të qytetit, pastroheshin plotësisht pas çdo përdorimi.

“Lumidolls” hapi shërbimin më 3 shtator në një vend ku prostitucioni është i paligjshëm, megjithëse masiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shuma që paguhej për një seancë gjysmë ore me një kukull ishte 80 euro. Kukullat prej silikoni janë thuajse reale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Klientët mund të zgjedhin nga shtatë kukulla të ndryshme femrash dhe një kukull mashkull që quhet Alessandro, i cili ka një penis që mund të zgjatet.

Kukullat, të cilat kushtojnë deri në  2,000 € secila, thuhet se janë larë plotësisht për dy orë pas përdorimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?