Italiania gjen shishen me letër brenda, shënimi i veçantë i përket një shqiptareje

Një shtetase italiane teksa ka qenë duke shëtitur buzë detit këtë fundjavë, ka gjetur një shishe.

Por ajo nuk ishte thjeshtë një shishe siç dukej në pamje të parë. Brenda saj mbante një letër, ku një grua shqiptare i lutej zotit dy vite më parë, në datë 1.01.2017 të bekonte familjen e saj dhe të dashurit e zemrës.

Italiania shkruan se:

Një shëtitje në det… e bëjmë çdo të dielë… papritmas ne shohim atje, në valë, një shishe në shkëmbinj… dhe këtu vjen surpriza… brenda mbante një letër
Ka një datë, 01.01.2017, ka qenë dy vjet në det… tani ne vetëm duhet ta përkthejmë atë për të kuptuar se kush dëshironte të dërgonte një mesazh kujt…”

SHKARKO APP