FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jeta modeste e Fan Nolit: Rronte me perime dhe pa luks

Studiuesi Aurel Plasari ka sjellë disa dëshmi të miqve të Fan Nolit, për jetën modeste dhe spartane që ky i fundit bënte në SHBA. Dhimitër J. Thanasi e përshkruan kështu mënyrën se si jetonte Noli:

“Noli si person ishte njeri i thjeshtë, atij nuk i pëlqenin lukset dhe banoi gjithë kohën e fundit të jetës, 1934-1965, në një apartament të vjetër, me mobilie shumë të vjetra. Ishte fort i kursyer. Rronte më shumë me perime dhe rrallë hante mish. Vishej me rroba modeste, por të paqme. Ishte mikpritës. Dera e tij ishte e hapur jo vetëm për miq, por edhe për ata kundërshtarë që e vizitonin. Të priste me buzëqeshje e fisnikëri, por jo sipas zakonit shqiptar, sepse asnjë gotë nuk të nxirrte, dhe jo se s’kishte, por ashtu e kishte zakon”.

Ndërsa Antoni Athanas tregon se: “Jeta e Nolit në apartamentin e tij të thjeshtë në Blagden Street, 26, ishte spartane. Dyshemenë e kishte të shtruar me lecka dhe dhomën të pajisur me orendi të vjetra. Një tavolinë në dhomën e ndenjies përbënte “zyrën” e tij dhe aty ai priste vargun e pafund të vizitorëve. Zakonisht mbathte sandale të hapura. Shtëpia e tij ishte pranë Bibliotekës së madhe Publike të Bostonit në Copley Square dhe ai kalonte me kënaqësi orë të frytshme duke kërkuar materiale për krijimtarinë e vet letrare”. Petër R. Prifti nga ana tjetër, shprehet se “Vatrës” i vinte turp nga jeta modeste e Nolit:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në atë kohë zyra e “Vatrës” ishte vetëm 2-3 minuta larg apartamentit të Nolit, në 26 Blagden Street, Boston. Ishte një apartament i vogël, me mobilie të thjeshta dhe me një pamje pak si të zhveshur, pak si të vjetruar. Pjesës së pasur të zyrtarëve të “Vatrës” u vinte si turp nga ky apartament, ngase mendonin që vendbanimi i Nolit bënte figurë të keqe në sytë e amerikanëve. Por kishte një të mirë ky apartament: ndodhej në një rrugë të vogël e të shkurtër dhe shumë të qetë. Ideale për studime, lexime dhe shkrime”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?