FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kalldrëmi i pazarit në Gjirokastër drejt fundit

Kalldrëmi i Gjirokastrës do të jetë gati brenda muajit tetor. punimet në të janë drejt fundit, duke u ezauruar në masën 80 % të gjitha rrjetet inxhenierike nënëtokësore.

Punimet restauruese në kalldrëmin e pazarit karakteristik të Gjirokastrës janë drejt fundit.

Pavli Miço nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit thotë se janë ezauruar në masën 100 % të gjitha rrjetet inxhemirike nënëtokësore dhe po punohet në shtrimin e kalldëmit të fundit që përkon me mozaikun e famshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Miço: Jemi në fazën kur ne jemi përqendruar në përfundimin e punimeve në trotuare, në veshjen e tyre me pllaka guri dhe në shtrimin e kalldrëmeve. Aktualisht kanë ngelur vetëm 2 akse pa u shtruar me kalldrëm. Është aksi kryesor nga sheshi Çerçizi në drejtim të qafës së pazarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më herët është raportuar se punimet kanë sjellë pengesa të shumta tek bizneset, të cilat kanë thënë se për shkak të punimeve numri i turistëve është tepër i ulët.

RTV Ora – Kalldrëmi i pazarit në Gjirokastër drejt fundit

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?