Kërkesa e pazakontë e policisë për kriminelët: Rrini brenda se është ftohtë për ju e për ne
“Ju lutem mos kryeni krime gjatë ditëve të ardhshme”. Kjo ka qenë kërkesa e pazakontë e policisë së Warrensburg, drejtuar kriminelëve.
Policia bëri deklaratën në një postim në Facebook. Zona e Misurit është goditur nga i ftohti arktik.
Temperaturat arrijnë nën zero gradë, ndaj policia u kërkoi njerëzve që të shmangin kryerjen e krimeve.
“Po ju kërkojmë një favor, të paktën për ditët e ardhshme. A mund ta mbani kriminalitetin në minimum? Është me të vërtetë ftohtë jashtë, kështu që bëjini vetës dhe neve një favor duke qëndruar brenda. Jini të mirë më njëri-tjetrin,”-shkruhet në postim në Facebook.