FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Koncerti i përvitshëm i Vjenës, për herë të parë luhet muzikë shqiptare

Për herë të parë në historinë e koncertit të përvitshëm të Vjenës që mbahet çdo 1 janar, u luajt muzikë shqiptare.

Ishte “Philharmonic Ensemble Vienna”, formacioni i violinistit shqiptar nga Gjakova, Shkëlzen Doli, që është një prej anëtareve të Filarmonisë së Vjenës që përcolli këto motive shqiptare.

Gjithçka zgjati rreth 4 minuta dhe ishte titulluar “Albanian Soul”, ose “shqirti shqiptar” që nisi me një kaba të interpretuar prej tij në violinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“The Vienna Philharmonic Neu Year’s Concert”, këtë vit u drejtua nga dirigjenti Zubin Mehta, i cili bashkëpunon me këtë orkestër prej dekadash dhe është hera e pestë që Maestro Mehta drejton koncertin e Vitit të Ri të Filarmonisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në programin e këtij viti u interpretuan pjesë të kompozitorëve më të njohur të botës, ku mbizotëronin të gjitha brezat e kompozitorëve Strauss.

Koncerti i këtij viti, u ndoq direkt në 90 shtete të botës prej mëse 50 milionë shikuesish.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?