FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Konsumon specat më djegës në botë, përfundon në spital me dhimbje të tmerrshme

Një burrë që hëngri specat më djegës në botë ka përfunduar në spital me dhimbje të tmerrshme koke.

34-vjeçari kishte ngrënë speca djegës Carolina Reaper gjatë një konkursi në New York.

Dhimbja e tmerrshme e kokës i filloi disa ditë më pas. Mjeku që trajtoi rastin tha se në raste të tilla, kushdo që konsumon speca djegës dhe përjetojnë dhmimbje koke duhet ti nënshtrohen kujdesit mjeksor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhimbjet e kokës janë shkaktuar nga shtrëngimi i papritur i enëve që furnizojnë trurin me gjak, e njohur si sindroma RCVS.

Swiss Digital Mobile Reklama

Menjëherë pas ngrënies së specit djegës në konkurs ai kishte të vjella. Gjatë ditëve të ardhshme kishte dhimbje qafe, koke që zgjat vetëm disa sekonda dhe të godet herë pas here.

Dhimbjet ishin aq tq rënda saqë ai shkoi në urgjencë dhe bëri disa teste të ndryshme neurologjike por rezultatet ishin negative.

Pas disa ekzaminimeve u vu re se arteriet në trurin e tij ishin ngushtuar, duke bërë që mjekët ta diagnostikonin me sindromën RCVS.

RCVS shkaktohet më shumë si reagim ndaj ilaçeve me recetë ose pas marrjes së ilaçeve pa konsultimin e mjekut.

Ky është rasti i parë që shkaktohet nga ngrënia e specave djegës,

Për fat të mirë, burri u kthye në gjendje normale dhe arteriet e tij u kthyen në madhësine e tyre normale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?