Kosta Grillo “hero” në Serbi

Deklarata e ish-komentatorit Kosta Grillo se është tifoz i Serbisë vazhdon të shkaktojë ende debat. “Një komentator shqiptar tha se ishte i gëzuar për Serbinë dhe u pushua nga puna”, ishte titulli i një prej mediave serbe ditën e sotme.

Gazetari serb, Zeljko Kuzmiç ka risjellë në kujtesë ngjarjen për mediat e vendit të tij, përkatësisht për “Mozzart Sport”.

“Ndërsa isha në Shqipëri, u bëra mik me komentatorin e mirënjohur Kostandin Grillo, që punonte në televizionin kombëtar. Ai ishte i ftuar një një television në Kosovë dhe kur e pyeten për ekipin që bënte tifo, ai tha Serbinë. Kjo sepse ai ka shumë miq nga shteti ynë, përfshirë dhe mua. Pastaj ka pasur edhe probleme të tjera”, sqaron Kuzmiç.

Më pas, për këtë ngjarje është pyetur edhe vet Grillo, ku u shpreh: “Jam shkarkuar nga shefi dhe në vendin tim erdhi një njeri, ndër të tjera, me një theks qesharak dhe pa kualifikime serioze. Unë do të luftoj dhe shpresoj se drejtësia do të vendoset”, përfundoi Grillo.

SHKARKO APP