Krishtlindja në Romë e Gjergj Kastriotit…

Nga Virgjil Kule –
Si sot, disa qindra vite me pare…Krishtlindja ne Rome e Gjergj Kastriotit…
Sipas dokumenteve:
25 dhjetor 1466…. Skenderbeu ka disa dite qe ka mberritur ne Rome. Pritja qe iu be kur hyri ne qytet ishte madheshtore. Kishte dale vete Papa, kardinalet, zyrtaret e larte dhe i gjithe trupi diplomatik. Sigurisht, kishte edhe shume popull qe brohoriste.
Parakaloi mes tyre hipur mbi kale dhe i shoqeruar nga dy radhe kaloresish arberore prej 25 vetesh secila.
Banon ne nje pallat ne qender te Romes (sot hoteli luksoz “Palazzo Scanderbeg” me portretin e tij ne hyrje).
Aty priti e percolli plot ambasadore e prelate. Njeri prej tyre tha (me shkrim): “Gjergji e zoteron italishten me mire se cdonjeri nga ne”.
Mbreme, me rastin e Krishtlindjes, ne nje ceremoni te posacme, ne kishen e Shen Pjetrit, iu dhurua nga Papa shpata, simbol i ngadhnjimtarit, dhe ajo kesule e kuqe qe mban ne koke.
Dje 24 dhjetor, ai organizoi nje feste te madhe ku mori pjese bota e madhe e VIP-ave te Romes….Neser, 26 dhjetor,qe ne mengjes, do t’ia hyje punes per sigurimin e fondeve per ushtrine. Planifikon te takohet fillimisht me zyrtaret e papes… etj.etj. (vazhdimi i ditarit ne librin tim per Skenderbeun)

SHKARKO APP