Kulla 550 metra e lartë në Dubai | FOTO

Në të gjithë Dubain gjen projekte ndërtimi që janë në zhvillim e sipër, pasi vendi përgatitet për Panairin “World Expo 2020”. Por me sa duket, gjithmonë ka vend për të ndërtuar në Dubai. Godina më e re, që do të ndërtohet nga kompania shtetërore “Dubai Holding” do të jetë e lartë 550 metra, më e lartë edhe se Qendra Tregtare Botërore 1 në Nju Jork.

E quajtur Burj Jumeira, godina do të rrethohet nga një zonë e përzierë, rezidenciale dhe biznesi. Punimet do të nisin menjëherë dhe pritet që faza e parë të përfundojë në vitin 2023. Mes shumë detajeve dhe gjetjeve arkitekturore, godina do të ketë një restorant me pamje fantastike në lartësinë 450 metra, si dhe një platformë observimi 360 gradë, për të mos humbur asgjë nga qyteti.

Edhe pse ngjason pak me Burj Khalifan, godinën më të lartë në botë (828 metra) Burj Jumeira do t’i bashkohet 13 supergodinave të tjera në botë që kalojnë 300 metra lartësi.

SHKARKO APP