FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Letërsia për fëmijë me probleme

Lexuesit e vegjel shpesh herë përballen me fjalë dhe koncepte të cilat nuk janë të përshtatshme për moshën e tyre. Për këtë autorët bëjnë thirrje të bëhet shumë kujdes, ndërsa një tjetër problem është dhe mungesa e mbështetjes së shtetit për këtë zhaner.

Letërsa për fëmijë në Shqipëri po kritikohet shpesh nga prindërit, por edhe nga autorë dhe shtëpi botuese.

Autorja dhe psikologia, Denada Toçe, si një nga problemet më kryesore përmend fjalorin e përdorur në librat për fëmijë, që sipas saj nuk është i përshtatshëm për moshën e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa autorja, Natasha Porcani, ndalet te shqetësimi i komercializimit të librave për fëmijë dhe mungesa e mbështetjes për autorët shqiptarë të këtij zhanri nga shteti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autorët këshillojnë të gjithë prindërit që përzgjedhjen e librave tua lënë në dorë fëmijëve si dhe tu lexojnë atyre që në ditët e para të jetës.

Për lexuesit e vegjël në panairin e këtij viti, Denada Toçe ka sjellë librin “Joni Kaltra dhe Shtëpiza prej akulloreje”, ndërsa Natasha Porcani pas suksesit të vëllimit të parë ka sjellë të dytin me “Bëmat e Estës dhe Kokos”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?