FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lindi 800 gramë, ja si duket sot vogëlushja

Në ”Ftesë në 5” ishte e ftuar Gentiana, nëna nga Kruja që në korrik të kësaj vere solli në jetë Amaris, vogëlushen që lindi premature me peshë vetëm 800 gramë. Pas dy muajve qëndrim në inkubator, Amaris ia doli të mbijetojë mrekullisht e sot që është tre muaj gëzon shëndet të plotë. Me foshnjën në krahë, Gentiana tregoi se sa të vështirë ishin ata dy muaj për të dhe bashkëshortin, pasi mjekët nuk u kishin dhënë shpresë por ja që fatmirësisht Amaris ia doli. Tashmë vogëlushja peshon 2 kg e 700 gramë dhe e ëma tregoi se është një bebe e urtë dhe e shëndetshme. Vlen të përmendet që Amaris është vajza e tretë e Gentianës, e cila shprehu dëshirën që pas disa kohësh të jetë edhe nënë e një djali.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?