FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lubonja: Nuk e imagjinoj Mejdanin të thotë: “Mos më çaj k***”

I ftuar në “Të paekspozuarit”, në Neës 24, analisti Fatos Lubonja është shprehur se Shqipëria sot është përballë një partie gangsterësh. Duke komentuar përgjimet e fundit të publikuar nga gazeta gjermane “Bild”, Lubonja tha se fjalori që dëgjohej ishte skandaloz. Sipas tij, vetëm fjalori e tregon se kjo parti-shtet vepron si një organizatë kriminale.

“Kush ka dëgjuar Ramën me kujdes thotë se unë jam shteti dhe të tjerët janë kundër-shteti. Rama e konsideron shtetin si parti-shtet. Ai thotë “unë jam shteti”. Ai demonstron forcën, për të treguar se shteti i Edi Ramës do të vendosë sundimin e plotë. Jemi përpara një partie-shtet, që nuk është thjesht parti, por organizatë kriminale.

Nuk mund ta imagjinojmë dot Rexhep Meidanin të thoshte: “Mos më çaj k…”. Këtu tregohet se kemi të bëjmë me organizatë kriminale. Edhe të bëjmë luftë kjo ndoshta nuk shkon. Ose do i nënshtrohemi trustit të parave të drogës ose duhet që ta përballim. Ka polici, bën kërcënime, thotë mos flisni për vjedhjet tona edhe mbyllni gojën. Kjo është organizata kriminale”, – deklaroi Lubonja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?