FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Me kë e kaloi natën Dua Lipa pas finales së Champions?!

Dua Lipa shkëlqeu para finales së Champions League mes Realit të Madridit dhe Liverpoolit dhe kjo duket se nuk ka mbetur pa u vënë re nga protagonistët e vërtetë të ndeshjes.

Mediat turke kanë shkruar së fundi se bukuroshja shqiptare e ka kaluar natën pas ndeshjes me yllin e Realit, Marco Asensio. Sipas CNN turk, futbollisti i Real Madridit dhe bukuroshja shqiptare janë argëtuar pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve.

Në fakt, edhe pse lajmi i CNN Turk nuk ofron më shumë informacione rreth takimit mes Asensios dhe Lipës, lajmin ua kanë konfirmuar burime të afërta me lojtarin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Thuhet se dyshja janë takuar pas përfundimit të festës së madrilenëve në Kievi dhe se kanë qëndruar gjatë gjithë natës së 27 majit së bashku në një hotel.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?