FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministrja e Jashtme austriake mbështet “diplomacinë vallëzuese”

Diplomati më i lartë i Austrisë ka lavdëruar vallëzimin si një mjet diplomatik. Ajo u kritikua për vallëzim me presidentin rus Vladimir Putin në martesën e saj në gusht.

Ministrja e Jashtme austriake Karin Kneissl tha të premten se diplomacia shtrihet përtej “prezantimit të njëri-tjetrit me shënimet e politikave”, ndërsa tha se “samba” dhe “valteri” janë pjesë e kutisë së mjeteve të saj të politikës së jashtme.

Kneissl u tha gazetarëve se sekretari i jashtëm britanik Jeremy Hunt ishte “një balerin i shkëlqyer dhe zotëri simpatik” gjatë disa raundeve të “bossa nova” në periferi të një takimi të ministrave të jashtëm të BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja tha se kishte një mbrëmje “frymëzuese” të enjten duke kërcyer me homologët e saj evropianë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Një vallëzim nuk ka asnjë implikim politik, pavarësisht nëse vallëzoj me Jeremy ose dikë tjetër”, tha ajo në një konferencë shtypi.

Unë kam kërcyer me kaq shumë njerëz para”, vazhdoi Kneissl në konferencën për shtyp me shefin e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini.

“Unë do të ndalem këtu,” Mogherini me shaka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?