FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në Universitetin e Elbasanit kërkohen favore seksuale në këmbim të notës

Një në katër studentë ka qenë subjekt i kërkimit të favoreve seksuale nga pedagogët në këmbim të notës.

Sipas një anketimi të realizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit më i përhapur fenomeni është në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”në Elbasan.

Rovena Vuksani: Në universitetin e Elbasanit janë pranuar dhe etiketuar raste konkrete të kërkimit të favoreve seksuale nga pedagogë, por nuk bëjnë një diferencim femra apo meshkuj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por jo vetëm favore seksuale, një tjetër formë korrupsioni është edhe mitmarrja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rovena Vuksani: Lidhur me mitmarrjen pranohet se paratë kërkohen si nga pedagogët dhe stafi administrativ i Universiteteve siç janë sekretarit që kërkojnë para në këmbim të ofrimit të listave të notave apo dokumenteve që çdo student ka të drejtë ti marri nga Universiteti ku studion.

Problematik, sipas juristes së Komitetit Shqiptar të Helsinkit Rovena Vuksani, mbetet edhe imponimi i teksteve me autorë pedagogët.

Rovena Vuksani: Nga ana tjetër studentët kanë parashtruar problematika lidhur me mënyrën apo procedurën sesi jepen bursat, praktikat profesionale. Shumica prej tyre sidomos për bursat jashtë Shqipërisë pretendojnë se ka ndërhyrje të ndryshme si nga stafi pedagogjik ashtu edhe nga stafi i administratës së universiteteve.

Anketimi i nisur në muajin tetor të vitit të shkuar është shtrirë në katër universitete në atë të Shkodrës, Elbasanit, Durrësit dhe Vlorës. Pjesë e anketimit janë bërë rreth 1800 studentë.

RTV Ora - Favore seksuale në këmbim të notës

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?