Nën mbikqyrje KLP e KLGJ/ Masa displinore për anëtarët e 2 Këshillave që kryejnë shkelje apo përfitojnë

Nuk do jenë vetëm gjyqtarët e prokurorët ata që do të përballen me masa të ashpra disiplinore apo penale për shkelje. Vetë anëtarët e KLGJ-së dhe KLP-së do të jenë vazhdimisht nën monitorim dhe do të përballen me penalitete mjaft të rënda, si për shkelje në ushtrimin e detyrës, si për përfitime të mundshme që mund të sjellë një status kaq i rëndësishëm, deri te përfshirja në aktivitete të ndaluara nga ligji.  Do penalizohet të gjitha ato shkelje që diskreditojnë pozicionin dhe figurën e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor ose dëmtojnë rëndë besimin e publikut në sistemin gjyqësor, që përbejnë vepër penale.

Këshilli i Ministrave ka depozituar në Kuvend disa ndryshime në ligjin  “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ku detajohen edhe veprimet apo mosveprimet që janë subjekte masash disiplinore për anëtarët e dy Këshillave.  Shkeljet e dënueshme janë grupuar në tre pika kryesore, dhe nisin nga Shkeljet disiplinore ne lidhje me ushtrimin e funksionit, te Shkelje disiplinore jashtë ushtrimit te funksionit, deri te Shkeljet disiplinore per shkak te kryerjes se një vepre penale.

/ SCAN

SHKARKO APP