Ngjarja në Kavajë, Ema Andrea: Krimi ka fytyrën e një 14-vjeçari

Aktorja Ema Andrea e ftuar në emisionin ‘Open” në Top Channel, e ftuar si aktore dhe mbrojtëse e të drejtave të femrës, pasi u shfaq një pjesë e historisë së përdhunimit në kavajë , u shpreh se “Krimi ka fytyrën e një 14-vjeçari”.

Teksa e quajti tronditës rastin, Andrea u shpreh, “ne nuk zgjidhim asgjë por duhet të flasim. Kush ka folur për femrat që janë përdhunuar në ’91, në ’97. Asgjë në thelbin e vet, asnjë nga këto precedent nuk ka bërë asnjë ndryshim rrënjësor.

Kjo vajzë për të mos humbur një shok shkon drejt një akti sublime. Është bulzimi dhe vetmia e këtij fëmije, për të mos humbur një shok mashkull nis dhe bën gjithçka”, u shpreh Andrea.

SHKARKO APP