FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Njihuni me Adam Mosseri, shefin e ri të Instagram-it

Instragami ka një shef të ri. Adam Mosseri, ish-zëvendës drejtor i produkteve, është bërë drejtori i ri i Instagram-it, aplikacioni i njohur për shpërndarje të fotografive në pronësi të Facebook.

Kompania amerikane ka konfirmuar se Mosseri merr përsipër menaxhimin e Instagram.

Lajmi vjen një javë pasi themeluesit e Instagram-it, Kevin Systrom dhe Mike Krieger papritur deklaruan se do të hiqnin dorë nga “Facebook”, 6 vjet pasi shitën kompaninë e tyre tek Mark Zuckerberg për 1 miliard dollarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata shprehën kënaqësinë që Mosseri erdhi në krye të kompanisë. Madje dje një foto e të treve u publikua në Instagram.

Swiss Digital Mobile Reklama
Moseri

Mosseri në vitin 2008 filloi të punojë në kompaninë Facebook, në ekipin për dizajn, pas çka kaloi në ekipin për Instagram.

Systrom dhe Krieger javën e kaluar theksuan se kanë vendosur të largohen nga kompania për të “rieksploruar kuriozitetin dhe kreativitetin e tyre”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?