FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Noah jeton në vitin 2030: Tregon kur njeriu shkel në Mars, kanceri dhe SHBA…

Videot e Noah, një i ri misterioz janë publikuar nga Apex TV, një kanal me 100 mijë ndjekës në Youtube dhe mbi 56 milionë shikime të videove në total. Noah, i vetë quajtur kështu, testohet në makinën e së vërtetës. Në prezantim ai thotë se vjen nga viti 2030.

Ai ka parashikuar se Donald Trump do të rizgjidhet në krye të Shtëpisë së Bardhë, se robotët e Google do të përhapen në të gjithë botën dhe teknologjia do të ketë avancuar në atë pikë sa inteligjenca artificiale do të jetë krejtësisht autonome.

Në vitin 2030, President i Shteteve të Bashkuara do të jetë një figurë misterioze me emrin Ilana Remikee, ndërsa për ndryshimet e klimës thotë se SHBA do të bëhet më e nxehtë dhe Europa më e ftohtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Noahs, njerëzit do të shkelin në Mars në vitin 2028 dhe po në të njëjtin vit do të zbulohet edhe udhëtimi në kohë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Noah pretendon se është një 50-vjeçar që ka marrë një kurë për t’u rinuar dhe tani duket si 25-vjeç. Të gjitha këto pretendime, thotë Apex TV, Noah i ka bërë në makinën e së vërtetës duke e kaluar me sukses testin. Sa të vërteta ka mes tyre? 2030 nuk është larg për ta provuar këtë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?