FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nuk lau mirë enët, gruaja mbyll bashkëshortin në papafingo

Burri i shtëpisë nuk laum mirë enët dhe nuk i vari rrobat e lara në tel ashtu siç duhet, që një grua 48 vjeçare, me origjinë nga Peruja të xhindosej keqas.

Kështu, për çdo gabim të vogël, gruaja mbyllte bashkëshortin në papafingo, në shtëpinë e tyre në Monteverde, një lagje e Romës, Itali.

Keqtrajtimet vazhduan për vite të tëra, derisa vëllai i viktimës vendosi të denoncojë gruan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkëshorti duronte dhunimet e gruas, në mënyrë që të mos braktiste të birin, i cili jetonte në apartament me çiftin. Gruaja në raste të ndryshme, e kishte përzënë burrin nga shtëpia ose i hidhte ilaç rrobash në ushqim, për ta detyruar të nxitonte me punët e shtëpisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burri jetonte kështu në një gjendje të keqe fizike dhe psikologjike për shumë vite.

Pas denoncimit të kunatit, gruaja mori njoftimin e agjentëve të komisariatit të Monteverde, pas të cilit u detyrua të largohej nga shtëpia familjare. Ndërkohë, e ka të ndaluar t’i afrohet të shoqit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?