FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Paralajmërim për prindërit: Mos qëlloni fëmijët, ja çfarë dëmtimesh do i shkaktoni

Grupi i pediatrëve ka nxjerrë një paralajmërim për prindërit duke i këshilluar që të mos godasin fëmijët pasi do i shkaktojnë dëmtime serioze në tru.

Një studim i Akademisë Amerikane të Pediatrisë zbulon se shuplaka do të shkaktojë sjellje agresive, ndryshime në tru, abuzim me substanca dhe sjellje vetëvrasëse në adoleshencë.

Ndërkohë që prindërit besojnë se shuplakat shkaktojnë përmirësime në sjellje, studimet tregojnë se nuk është aspak efektiv. Sugjerohet që ndëshkimi i fëmijëve të bëhet me vendosje rregulli dhe reduktim qëndrimi para ekranit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Megjithëse shumë fëmijë që janë rrahur janë bërë adoleshentë të shëndetshëm e të lumtur, dëshmitë thonë se shuplaka nuk është e nevojshme dhe rezulton në dëmtime afatgjata”, tregoi studimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Akademia gjithashtu paralajmëron që prindërit duhet të heqin dorë edhe nga abuzimet verbale që përfshijnë ofendimin e fëmijëve, pasi mund t’i shkaktojnë depresion.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?