FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas 14 vitesh në koma, gruaja sjell në jetë një fëmijë

Autoritete në Arizona, SHBA, kanë nisur investigimet për një rast të abuzimit seksual pasi një grua, e cila ndodhej në gjendje vegjetative për 14 vite, solli në jetë një fëmijë.

Gruaja, e cila kishte hyrë në koma pasi i shpëtoi mbytjes, ishte paciente në Hacienda Healthcare kur ajo solli në jetë fëmijën e saj 29 dhjetor.

Sipas raportimeve të mediave lokale, fëmija që lindi është i seksit mashkull dhe nuk dihet ende se kush mund të jetë babai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Askush nuk e dinte që ajo ishte shtatzënë, as vetë stafi i kujdesit shëndetësor, deri në momentin që ajo filloi praktikisht të niste lindjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas ngjarjes në fjalë, shefi ekzekutiv i Hacienda Healthcare dha dorëheqjen ndërsa tashmë është ndryshuar edhe protokolli në klinikë.

Nisur nga ky rast, çdo anëtar mashkull që futet në dhomat e pacienteve duhet të jenë të shoqëruar nga një femër.

Pasi familja e pacientes publikoi historinë javën e kaluar, familjarët e pacientëve filluan të viheshin në alarm për sigurinë e fëmijëve të tyre të shtruar në atë klinikë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?