Pas divorcit, ky burrë duhet t’i dëmshpërblejë ish-partneres 27 vite punë shtëpie

Po, ndodh vërtet! Gjykata argjentinase i ka dhënë dënimin një burri që të kompensojë ish-bashkëshorten e tij për 27 vitet e punëve të shtëpisë. Ata u divorcuan në 2011, dhe për të gjithë punën shtëpiake të partneres gjatë martesës ai duhet t’i paguajë 163 mijë euro.

Kur ai e la gruan pas 27 viteve martesë, ajo ishte më shumë se 60 vjeç dhe nuk mund të gjente një punë të re. Gjithashtu ajo nuk ka mundësi të marrë pension, për shkak se nuk ka punuar kurrë në jetën e saj, pavarësisht se ka studiuar dhe ka një diplomë ekonomiku. Arsyeja për këtë ka qenë që t’i përkushtohej jetës familjare.

Kjo situatë e bëri tërësisht të varuar nga bashkëshorti i saj, pasi të ardhurat personale nuk i mundësonin të siguronte jetesën. Por në 27 vite ajo i ka dedikuar jetën edukimit të fëmijëve të tyre dhe jetës shtëpiake.

Për gjyqtaren Victoria Fama, logjika ishte e tillë: nëse gjithë këto vite punë nuk janë paguar kurrë, tashmë është koha. Prandaj ajo vendosi një “shumë të arsyeshme për të ribalancuar situatën ekonomike të çiftit”.

Ky vendim ishte dhe pjesë e kauzës më të gjerë për t’i bërë vajzat dhe gratë të mos jenë të varura nga partnerët e tyre, por të integrohen në shoqëri.

SHKARKO APP