Pas sistemit VAR, vjen “trajneri virtual”

Pas aplikimit të sistemit VAR, i cili në një farë mënyre është një ndihmës i arbitrit, në futboll pritet që të futet në lojë edhe trajneri virtual. Trajneri virtual është një algoritëm që analizon në kohë reale, sasitë e mëdha të informacionit që mblidhet nga kamerat që janë drejtuar nga fusha për t’i dhënë trajnerit të dhëna të sakta nëpërmjet të cilave mund të përmirësojë modelin e lojës.

Gjithashtu mund të përmirësojë edhe eksperiencën e tifozëve në stadium, duke mundësuar inkuadrimin e lojës me smartfonë. Ky instrument i menduar për rrjetin 5G, është zhvilluar nga studiuesit e “Math&Sport”, një kompani e krijuar nga Politekniku i Milanos.

“Po zhvillojmë një algoritëm që përpunon në vazhdimësi të dhënat që vijnë nga sistemet video dhe i dërgon të dhëna në kohë reale stafit teknik apo analistëve të ndeshjeve të dhëna specifike mbi të cilat të përmirësojnë modelet e tyre të lojës ose si t’i përgjigjen strategjive të kundërshtarëve”, shpjegoi Ottavio Crivaro, themelues i kompanisë.

SHKARKO APP