Po tani, ç’pate me Shqipërinë, Qirie?!

Nga Alfred Peza

Presidenti i Greqisë e ka me Shqipërinë. Duke folur nga Kroacia pas takimit që pati me Presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitarovic, Prokopis Pavlopoulos deklaroi:
“Ne mbështesim perspektivën evropiane. Por është e qartë edhe kërkesa për të respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat themelore të njeriut.
Sjellje të tilla si ato kundër pakicës greke që cënojnë të drejtën e pronës, përbëjnë një pengesë të pakapërcyeshme në kursin evropian të Shqipërisë”.
Kjo dhe shumë çështje të tjera të pretenduara nga pala greke, janë sqaruar dhe adresuar. Pasi i ndryshuan emrin Maqedonisë, po me Shqipërinë, ku e ke hallin, Qirie?!

SHKARKO APP