FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prangosen dy shqiptarë me kokainë, vlera 3 milionë euro

Autoritetet zviceranë kanë sekuestruar 12 kg kokainë, 80% e pastër me vlerë 3 milionë euro.

Në pranga janë vënë 3 shtetas shqiptarë të moshës 23, 29 e 39 vjeç. Më i riu në moshë është banues në Foggia të Italisë, ndërsa 2 shqiptarët e tjerë janë rezidentë në Piza.

Ndalimi i shqiptarëve u bë në daljen e autostradës A22 që lidh Italinë me Zvicerën në afërsi të komunës Vipiteno.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trafikantët udhëtonin me dy automjetet të ndryshme. Në njërin prej automjetëve ku udhëtonte shqiptari 23 vjecar u gjetën 9 pako kokainë e fshehur në një fund të dyfishtë të modifikuar enkas në makinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në automjetin e dytë me në bord dy shqiptarët e tjerë u gjet një tjetër pako me kokainë e konfeksionuar me një çorap.

Kokaina e sekuestruar në të dy automjetet është e të njëjtës cilësi. Dyshohet se kokaina trafikohej nga Holanda.

Cilësia e saj mjaft e pastër bën që nga 1 gramë kokainë të përgatiten 4 doza droge.

Tre shqiptarët ndodhen në burgun e Bolzanos e kanë preferuar të mos u përgjigjen pyetjeve të prokurorërve zviceranë. Ata rrezikojnë nga 8 deri në 20 vite burg. /Alba Kepi/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?