FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Propozimi më “mizor” për martesë

Në video shihet  Jeffrey Delrio  në një rrugë në jug të Cotabato në Filipine ndërsa një polic rrugor, i cili ishte pjesë e rrengut mizor, i tha të dashurës së tij Shiela Parayanon të përgatitej për më të keqen.

Ndërsa qëndron ‘i pajetë’ në asfalt afër motorit të tij, Shiela e shkatërrur nxiton pranë Delrio dhe shpërthen në lot.

Por befas ‘i vdekuri’ ulet në gjunjë dhe nxjerr kuti të kuqe që kishte brenda një unazë nga xhepi i tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pastaj i kërkon të dashurës së tij të pikëlluar të martohej me të dhe Shiela i thotë ‘po’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Para propozimit ‘mizor’ Parayanon dëshohej në video duke bërtitur dhe qarë ndërsa policët rrugorë përpiqen ta ngushëllojnë.

Por e tronditur pas ringjalljes së të dashurit, ajo shkon dhe përqafon një police duke qarë e lehtësuar që tragjedia nuk kishte ndodhur.

Para se të pranonte propozimin Shiela shihet duke qëlluar me shuplakë në krah Delrios.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?