FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protagonistët e filmit “Shok”: Të dëshpëruar, por bota foli për Kosovën

Protagonistët kryesorë të filmit “Shok”, një prodhim kinematografik ky i realizuar mes Kosovës dhe Britanisë, pasi falenderojnë mbështetësit, premtojnë se me një bashkëpunim të dytë do ta çojnë patjetër në Kosovë çmimin “Oscar”.

“Faleminderit të gjithëve që na mbështetët. Jemi të dëshpëruar që nuk mundëm të sillnim Oscar. Dhamë maksimumin. E rëndësishme është se këto ditë mbarë bota foli për Kosovën dhe historitë e Kosovës, kjo është shumë me rëndësi. Do kishim dashur të sillnim dhe trofun, por shpresojmë që herën tjetër ne të tre do e sjellim Oscarin në Kosovë”, thonë ata përmes një video mesazhi.

Filmi kosovar “Shok”, me regji dhe skenar të Jamie Donoughue, nuk ka arritur të shpallet fitues i çmimit prestigjioz Oscar, në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër, “Live Action Short Film”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë kategori triumfoi filmi i shkurtër irlandez “Sttuterer”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?