Punëson një modele për të provuar të dashurin e saj, por zbulon se ai pret fëmijë me dikë tjetër

Një vajzë, e cila ishte e bindur se i dashuri i saj ishte gati për t’i propozuar për martesë, vendosi t’i ngrejë një kurth për ta vënë në provë, por rezultati ishte i tmerrshëm.

Duke u shfaqur në kanalin YouTube për të kapur ‘mat’ të dashurin e saj, gruaja e paidentifikuar tha se partneri i saj ishte duke vepruar ” çuditshëm” dhe donte të arrinte të kuptonte sjelljet e tij.

Bjondja, e cila pretendon të jetë trashëgimtare e një dyqani ëmbëlsirash, tha: “E pashë historinë e tij të kërkimit dhe ishte një unazë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë mendoj se ai është duke vepruar  çuditshëm, sepse  do të më propozojë mua për martesë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo shtoi: “Familja ime kurrë nuk e ka miratuar këtë lidhje. Shpresoj që t’i provoj atyre se e kanë gabim. ”

Pas këtij takimi, organizatorët e kurthit të supozuar, të cilët mburren me më shumë se 2.6 milionë ndjekës në YouTube, dërguan një modele të quajtur Sofie për të flirtuar me njeriun që nuk dyshon, i cili ishte në një kafene gjatë pushimit të tij të  punës.

E dashura e shqetësuar e pa skenën kur “burri i saj” e lejon modelen të ulet dhe pastaj fillon flirtimin dhe shkëmbimin e llogarive të Instagram-it.

Për ‘tmerrin’ e saj, djali që dashuronte pati një vallëzim të shkurtër me modelen.

Por, u qetësua disi kur partneri i saj i tregon modeles se ai është në një marrëdhënie.

Megjithatë, gjërat morën një kthesë të errët kur doli që “e dashura” që ai përmendi nuk është bjondja që shihte videon, e cila është parë pothuajse 250.000 herë, por dikush tjetër.

Djali takon të dashurën ‘e vërtetë’ kësaj radhe e cila shkoi në kafende, ndërkohë që vajza që kishte punësuar modelen pyeste e terrorizuar duke ndjekur pamjet: “Kush është ajo?”

Dhe vetëm atëherë kur ky trekëndësh i çuditshëm i dashurisë nuk mund të duket më keq, atëherë zbulohet se çifti në fakt ka qenë në lidhje dashurie për dy vjet dhe e dashura e tij “e vërtetë” pretendon se është shtatzënë.

Çuditërisht, e dashura që shihte videon shpërtheu në lot ndërsa e kupton se partneri i saj po bën një jetë të dyfishtë dhe video përfundon në përballje me të.

Djali as që kërkon falje, ndërsa ajo i thotë: “Ty as nuk të vjen keq” dhe përfundon në shpërthime lotësh.

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?