FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Qeni i moshuar shpëton vajzën e humbur në shkurre

Policia australiane i dha çmim një qeni, pasi qëndroi gjatë gjithë natës me një vajzë 3 vjeçare ndërkohë që ajo kishte humbur në një zonë me shkurre, shkruan BBC.

Vajza, e cila quhet Aurora, u kthye në protagoniste të një kërkimi shumë të gjatë pasi u largua nga shtëpia e saj në Queensland.

Ajo u ndoq nga qeni i familjes së saj 17 vjeçar, Maksi, i cili është pjesërisht i shurdhët dhe i verbër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeni qëndroi me vajzën për 16 orë para se familjarët ta gjenin në një zonë kodrinore të Shtunën në mëngjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjyshja e Aurorës, Leisa Marie Bennett, tha se dëgjoi vajzën të thërriste rreth 2 km larg nga shtëpia.

“Unë ngjita kodrën dhe kur arrita në majë, qeni erdhi drejt meje dhe më çoi tek vajza”, shtoi ajo për policinë australiane.

Familjarët thanë se Aurora u strehua bashkë me qenin nën një shkëmb kur temperaturat shkuan 15 gradë celcius.

Ajo ka vetëm disa gërvishtje të lehta.

Më shumë se 100 punonjës emergjencash morën pjesë në kërkime në jug të Queensland.

Policia i dha çmim Maksit dhe e quajtën “Qen Policie të Nderuar”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?