REKORD/ Lind fëmija 6 kg
Nëpërmjet një ndërhyrjeje çezariane, një nënë nga Teksas i Amerikës ka sjellë në jetë një vogëlush që peshonte plot 6 kilogramë.
Djali i Jennifer Medlock ishte fëmija më i madh i sjellë në jetë në spitalin ku ajo lindi. Çifti priste që fëmija të ishte 4 kilogramë, ashtu si vajza e tyre e parë, Anabelle.
Megjithatë, çifti u surprizua kur doktorët i treguan se në fakt i porsalinduri, të cilën e quajtën Ali, peshonte plot 6 kilogramë. Fillimisht ai hasi probleme me shëndetin për shkak të peshës së madhe, megjithatë gjendja e tij u përmirësua më pas.