FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Revista “People” shpall Pink femrën më të bukur në botë

Si çdo muaj prill edhe këtë vit revista prestigjioze, “People” ka shpallur në kopertinën e këtij muaji se cilën kanë cilësuar si femrën më të bukur në botë për vitin 2018. Këngëtarja e famshme P!nk është vlerësuar me këtë status, megjithëse nuk e priste fare.

Ajo ka qenë e ftuar në emisionin e Ellen DeGeneres, ku ka shprehur mirënjohjen e saj. P!nk rrëfeu se mendon se u shpall femra më e bukur në botë për shkak të humorit dhe personalitetit të drejtpërdrejtë që e karakterizon.

38-vjeçarja është e lumtur që shoqëria ka filluar t’i vlerësojë njerëzit për karakterin e tyre dhe jo nga pamja e jashtme. Në kopertinën e revistës ajo shfaqet së bashku me dy fëmijët e saj, Willow dhe James dhe rrëfen se si po përpiqet të rrisë dy fëmijë të fortë në një botë kaq të ashpër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?