FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sa meshkuj beqarë ka në botë?

Një kombinim i preferencave kulturore, dekreteve qeveritare dhe teknologjisë mjekësore ka prodhuar një rezultat të pazakontë, që nuk është regjistruar asnjëherë më parë në historinë e njerëzimit.

Kina dhe India po vuajnë pasojat e politikave sociale që kanë zbatuar për dekada me radhë. Dy vendet me popullsinë më të madhe në botë kanë sot një hendek të madh sa i takon raportit burra-gra.

Sipas të dhënave zyrtare nga regjistrimet e fundit të popullsive në të dyja këto vende ka 70 milionë meshkuj më shumë se femrat. Sociologët në të dyja vendet paralajmërojnë për pasoja të tmerrshme shoqërore, përtej epidemisë së vetmisë që pritet të shpërthejë brenda pak viteve, pasi numri më i madh i meshkujve janë nën moshën 20-vjeçare.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në të ardhmen do të kemi miliona meshkuj që nuk mund të martohen, që do të përbëjnë një rrezik për shoqërinë. Kjo do të çojë në çrregullim të tregjeve të punës, ule kursimet dhe konsumin, rrit artificialisht çmimet e disa pronave të paluajtshme dhe do të rrisë edhe krimin, trafikun dhe prostitucionin”, thotë Li Shuzhuo, nga Universiteti Xian Jiaitong në Kinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?