Sërish Tirana në terr, OSHEE tregon zonat ku do të mungojë energjia elektrike

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, OSHEE njofton të gjithë qytetarët e Tiranës, se gjatë datave 10-11 korrik, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona, shkak janë punimet në kabina. Në disa lagje të kryeqytetit energjia do të mungojë deri në 7 orë.

Konkretisht me datë 10 korrik pa energji do të mbetem rruga “Sami Frashëri” pjesërisht, pranë Bulevardit “Gjergj Fishta” nga ora 09:00-15:00; 9.00-13.00 rruga “Frano Bardhi”, rruga “Irfan Tomini”, rruga “Hamdi Pepa”; 9:30- 15:00 Rruga e Dibrës, rruga “Thanas Ziko”; 09:00-16:00 rruga “Mati Logoreci”, rruga “Gjergj Legisi”, rruga “Myslym Keta”.

Ndërsa më 11 korrik pa energji do të mbesin nga ora 01:00-05:00 rruga “Jeronim De Rada” pjesërisht, tek Gjykata e Apelit; 09:00-15:00 rruga “Hoxha Tahsim”, rruga “Mihal Duri”, rruga “Skënderbej”, afër Bllokut te Ambasadave; 09:30-15:00 rruga “Jordan Misja”; 09:00-13:00 rruga “Muhamet Deliu”, tek zona e Freskut, rruga “Preng Bibe Doda”; 13:00-15:00 rruga “Bardhyl” pjesërisht; 09:00-16:00 rruga “Pandi Dardha”, rruga “Gjergji Legisi”.

SHKARKO APP