FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Si janë meshkujt shqiptarë sipas Alma Çupit, Fatma Haxhialiut dhe Jonida Shehut

Këtë javë në rubrikën “Për drekë me mua” gazetaret Alma Çupi e Fatma Haxhialiu dhe dietologia Blerina Bombaj ishin të ftuara në shtëpinë e Jonida Shehut për të shijuar pjatat e saj.

Jonida gjeti mënyrën për ta pasur vogëlushen e saj Kristal dhe në drekën me mikeshat e saj. Njërën prej pjatave e ka emërtuar pikërisht kështu, sepse në të vërtetë ajo e bën shpesh këtë gatim për të. “Kristal” ishte një supë me perime, kryesisht me kungull dhe patate të ëmbël.

Pjata e dytë, të cilën e emërtoi “Antirrush”, ishte një pjatë e shijshme me qofte furre dhe salcë me domate e qepë. Ndërsa pjata e tretë “Ndërtimi”, që në fakt u duk që nuk pati sukses, ishte një ëmbëlsirë me pana e biskota.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë drekës gazetaret dhe dietologia nisën një diskutim në lidhje me meshkujt shqiptar. Gjithçka nisi nga një zhurmë trapani që ka shoqëruar gjatë gjithë kohës drekën e Jonidës. Pas shumë batutave me humor të vajzave të ftuara në drekë, u arrit në rezultatin se këtë zhurmë e krijonte pikërisht punëtori i komshiut të Jonidës, të cilin ajo e përshkroi si mashkullin tipik normal shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po pikërisht pas kësaj deklarate, biseda u fokusua tek karakteristikat e meshkujve shqiptarë. “Burrat shqiptarë nuk dinë te komunikojne”,tha Alma Çupi. “Janë maskilistë patriarkalë”, ia priti Fatma. “Arrogantë dhe dembelë”, shtoi Jonida, ndërkohë që Blerina Bombaj e ktheu situatën nga ana tjetër, duke numëruar vlerësimet pozitive për ta, por dhe duke i kujtuar zonjave në tryezë që janë martuar me meshkuj shqiptarë.

“Burrat tanë janë anormalë, kanë qenë me tendenca normaliteti derisa na njohën neve. Brumin e kishin, por ne i përpunuam”, tha me humor Jonida. Më pas Alma ngacmoi Fatmën, për faktin që e ka burrin kosovar, se mos ka ndonjë martesë tjetër në Suharekë.

“T’u thaftë goja, të paktën të jetë i martuar ne Zvicër që të ketë letra”, iu përgjigj ajo me humor. “Thamë ç’thamë këtu, po në të vërtetë meshkujt shqiptarë nuk janë dhe aq të këqinj”, e përmbylli bisedën Jonida, por menjëherë iu përgjgij Alma: “Kur s’ke gjë tjetër, këtë do thuash”.

Dreka e Jonida Shehut u vlerësua me 47 pikë, ndërkohë që padyshim 100 pikë i meriton nga atmosfera e krijuar dhe të qeshurat pafund.

Javën e ardhshme, që do të jetë edhe finalja  e “Për drekë me mua” me këto personazhe të njohura televizive, do të shijohet në shtëpinë e Fatma Haxhialiut. Por ç’biseda do të gatuhen vallë?/tvklan.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?