Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 22:00 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj Moderatorja e ”Top Story”, Grida Duma ka zgjedhur ta nisë emisionin “Topin e kam unë” me një mesazh të drejtpërdrejtë për publikun, duke sqaruar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet vendore
  • Paketa fiskale
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Erion Veliaj
  • Emanueli
  • Zgjedhjet në Izrael
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet vendore
  • Paketa fiskale
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Erion Veliaj
  • Emanueli
  • Zgjedhjet në Izrael
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sot 100 vjet nga vrasja e Esad Pashë Toptanit/ Skena e vrasjes, çfarë tha Enver Hoxha, Mustafa Kruja, Llazar Fundo dhe Nikolla Pashiq

Magazinë E shtunë, 13 Qershor 2020 11:01
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga ROLAND QAFOKU

Sot mbushen 100 vjet nga vrasja më e bujshme që ka ndodhur në historinë e shtetit shqiptar. Më 13 qershor të vitit 1920, ditën që do festonte 57 vjetorin e lindjes, Esad Pashë Toptani, një nga personazhet më kontraverse të shtetit shqiptar, u ekzekutua nga student Avni Rustemi. Dy herë kryeministër, ministër i Brendshëm në qeverinë e Ismail Qemalit, ministër i Luftës në qeverinë e Turhan Pashë Përmetit, komandant vali i Shkodrës, komandant i Xhandarmërisë së Janinës dhe deputet i Sanxhakut të Gjirokastrës, Esad Pashë Toptani padyshim ishte një nga shqiptarët më me ndikim dhe më të rëndësishëm të kohës. I implikuar direkt në 10 vrasje. I akuzuar për 20 vjedhje, grabitje prone e abuzime të këtij lloji. Në tre raste kishte tradhtuar hapur Shqipërinë duke dhuruar territore në këmbim të parave. Ishte vënë në shërbim të Italisë, Serbisë, Malit të Zi, Francës, Greqisë, në interes të pushtetit të vet dhe kundër Shqipërisë. Vrasjen e Esad Pashë Toptanit nuk e mendonte vetëm Avni Rustemi. Atë të diel të 13 qershorit të vitit 1920, në vend të 2 plumbave nga pistoleta “Smith & Wesson” Esad Pashë Toptani mund të kishte marrë edhe një tufë me lule si dhuratë për ditëlindje. Por fiks në ditën që pashai mbushte 57 vjeç, studenti nga Libohova e qëlloi për vdekje teksa po dilte nga hotel “Continental” në Paris, duke kryer kështu vrasjen më të bujshme të kohës, por edhe nga më të bujshmet në historinë e Shqipërisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë hequr këtë praktikë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë...

24 Tetor 2026, 21:28
Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjeshme amerikane, sipas dosjeve të Pentagonit

Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjes...

24 Tetor 2026, 15:59
Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

22 Tetor 2026, 23:37

SKENA E VRASJES

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ishte ora 13.00. e 13 qershorit kur Esad Pashë Toptani doli nga hotel “Continental” në Paris. Atë ditë mbushte 57 vjeç dhe kishte vendosur që ditëlindjen ta festonte në “L’Escargot d’Or” një nga lokalet më luksoze të Parisit në shoqërinë e dy personave: të dashurës franceze 22-vjeçare Eliz Dyfur, me të cilën bashkëjetonte prej dy vitesh si dhe me Xhemil Bej Vlorën, nipin që ishte ardhur nga Franca. Porositi te recepsionisti një makinë, e cila u parkua përpara hotelit dhe ndërsa Xhemili dhe Eliz u futën brenda saj, Esadi po ecte disa metra prapa tyre. Por në këtë moment, krejt papritur, studenti Avni Rustemi iu afrua Esadit nga prapa dhe pa i thënë asnjë fjalë e qëlloi me pistoletën dy herë. Herën e parë plumbi e kapi në pjesën ku qafa bashkohet me kurrizin, e ndërsa Esadi po rrëzohej, e qëlloi sërish përpara në anën e zemrës. Esad Toptani vdiq në vend ndërsa veprimi tjetër i atentatorit ishte hedhja e pistoletës mbi trupin e viktimës. Avni Rustemi nuk bëri ndonjë përpjekje për tu larguar nga vendi i krimit dhe kjo i dha mundësinë që dy roje të sigurisë së hotelit dhe disa kalimtarë të rastit ta kapnin duke ushtruar dhunë, ndërsa mbërritja e një polici që kaloi aty rastësisht u shoqërua me shtrëngimin e prangave në kyçet e duarve të tij.  Janë të shumta figurat politike që e kanë komentuar vrasjen e Esad Pashë Toptanit. Kam zgjedhur sot katër prej tyre: Enver Hoxha, Mustafa Kruja, Llazar Fundo, Nikolla Pashiq.

ENVER HOXHA, sekretar i Parë i KQ të PPSH, në mitingun e zhvilluar në Libohovë më 28 maj 1969 në kujtim të Avni Rustemit.

“Akti heroik i Avni Rustemit në Paris nuk ishte një atentat i thjeshtë, ai nuk kishte karakter terrorist apo anarkist. Jo! Akti i Avni Rustemit kishte një kuptim të madh politik dhe ideologjik. Plumbat e Avni Rustemit që shtrinë përdhe Pashën e Toptanit mu në zemër të Parisit, ishin sinjal, ishin një kushtrim i atij revolucioni të popullit shqiptar që po ngrihej kundër feudalizmit”. (Libri “Avni Rustemi” faqe 18)

Mustafa Kruja, në librin “Gjysmë shekulli me pendë në dorë”, faqe 424

“Sikur mos t’i kishte pasë armatosun fat’i Shqipnisë dorën nji djaloshi të rrëmbyem prej patrijotizmit për me ia shkurtuem jetën, ndoshta do të kishte qenë thjesht fatal”.

Llazar Fundo, student, në procesin gjyqësor ndaj Avni Rustemit

“Avniu bëri atë që do të kishte bërë çdo shqiptar tjetër, nëse do të ishte gjendur përballë një “monster” të tillë si Esad pasha”. (Në librin e Ilir Ikonomit “Esad Pashë Toptani, Njeriu, lufta pushteti”, faqe 521-522)

Nikolla Pashiq, kryeministër i Serbisë në gazetën franceze “Le temps”, 1920

“Kjo zhdukje (vrasje) është për të ardhur keq. Së pari se Esad Pasha ishte miku ynë dhe gjithashtu edhe miku juaj (francezëve)”

Burimi: Fjala.al

Etiketat e lidhura

Esad Pashë Toptanit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 4 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 4 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

Flavio Bolsonaro largohet nga Brazili drejt SHBA-së mes hetimeve
Para 5 orësh

Flavio Bolsonaro largohet nga Brazili drejt SHBA-së mes hetimeve

Padia e Neil Young kundër fushatës së Trump: “Rockin’ in the Free World” u luajt pa leje
Para 5 orësh

Padia e Neil Young kundër fushatës së Trump: “Rockin’ in the Free World” u luajt pa leje

Më të lexuarat

1 Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika
Para 5 orësh

Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

2 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 4 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

3 Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 4 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

4 Gjykata e Lartë i jep të drejtë Erion Veliajt
Para 7 orësh

Gjykata e Lartë i jep të drejtë Erion Veliajt

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.