FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Të martuar prej 81 vitesh, çifti nga Kruja gati për në Guinnes

Në familjen Hoxha ka festë.

Hamidi, 105 vjeçar dhe Xhemja që pret të mbushë të 100-tat, celebrojnë 81-vjetorin e martesës. Dy të panjohur që u panë vetëm në ditën e dasmës se tyre, i thanë “po” njëri-tjetrit në 24 Shtator të 1937-ës.

Ata deklarojnë:

Swiss Digital Desktop Reklama
Nuk e njihnim njëri-tjetrin. U pamë ditën e dasmës.”

PoHamidi e kujton edhe sot të parin mendim kur Xhemja u shfaq në dasmë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shprehet:

Vallaj e bukur”.

Si prindër të 11 fëmijëve, përHamidin dikur tregtar dhe Xhemen rrobaqepëse, durimi dhe mirëkuptimi në çift kanë qenë shtylla e martesës 81-vjeçare.

Ajo thotë:

Unë kam qenë njëçikë e durueshme, nuk e kam kundërshtuar. I kemi dëgjuar fjalën njëri-tjetrit, e kemi respektuar njëri-tjetrin.”

E megjithatë mes çiftitHoxha nuk kanë munguar as xhelozitë.

Xhemja tregon:

Ka qenë fanatik, ashtu ka qenë koha. Kur dilnim në rrugë me çadër me thoshte “ule çadrën mos të të shohë kush”.

Hamidi thotë:

Sepse pleqtë kishin shumë fjalë. Edhe Xhemja bëhej xheloze për mua.”

Për fëmijët e çiftit Hoxha, jeta e prindërve të tyre ka qenë shembulli më i mirë.

Hasani, djali i madh i çiftit Hoxha shprehet:

Na kanë edukuar me dëshirën për të punuar. Kam dëshirë që edhe fëmijët e mi të vazhdojnë sipas edukatës që na kanë dhënë prindërit”.

Edhe për më të vegjlit e familjes, stërgjyshërit shekullorë mbeten kalaja e familjes.

Familja Hoxha vijon gëzimin e tyre me rekordin e martesës më të gjatë në Shqipëri, e ndoshta një rekordi të ri botëror.

Çifti japonez Masaodhe Miyako Matsumoto, të martuar që nga Tetori i 1937, mbajnë rekordin Guinness si bashkëshortët më të moshuar në botë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?