FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Tentoi dy herë të vetëvritej”, stërnipi tregon momentet e tmerrshme të firmëtarit të Pavarësisë

Stërnipi i një prej firmëtarëve të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, Qemal Karaosmani, rrëfeu në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, momentet më të vështira të gjyshit të tij. Stërnipi, që ka trashëguar emrin e tij, Qemal Karaosmani, tha se gjyshi i tij ka tentuar dy herë të vetëvritej, pasi i sekuestruan gjithë pasurinë.

Më tej, stërnipi tregoi dhe vitet e tmerrshme të internimit të familjes së tij, teksa tha se i kishin dërguar në një shtëpi në Kavajë, ku futej gjithë shiu brenda.

Pjesë nga intervista:

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Vitet e internimit kanë qenë shumë të vështira, na çuan në një shtëpi diku në qendër të Kavajës, ku hynte gjithë shiu brenda. Familjes iu sekuestrua thuajse gjithë pasuria dhe familja jonë pësoi një rrënim ekonomik. Por, ishin burra që nuk shisni amanetin. Qemal Karaosmani kishte lënë një amanet, që reliken me vlera të mos e tjetërsonin, sado të ishte vlera, edhe pse mund të vlerësohej me shuma të majme. Gjyshi im është firmëtar i pavarësisë. Askush nuk mund të zbehë figurën e tij. Ne jemi ende i vargjeve të Fishës “Shqipërinë e ka marrë djalli … më zor mblidhen dy shqiptarë, se sa mblidhen dy pleshta”.

Vitet e fundit të jetës të Qemal Karaosmani …
Ka pas dy tentativa për vetëvrasje. Së pari, kur iu sekuestrua gjithë pasuria dhe ra në një shok të rëndë psikologjik. Ai ishte një burrë me sedër.

Çfarë kërkoni ju sot?
Poshtërsia ka vijuar në ’44 dhe vijon edhe sot. Një plebej nuk mund të vlerësojë dot një ‘bej’. Të mos e politizohet historia, sepse gjithmonë harrohen figura shumë të rëndësishme. Historianët të mos e politizojnë, por t’i japin gjithmonë atë që i takon gjithkujt.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?