FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vajza e Michael Jackson rrezikon jetën nga një ndërtesë e lartë (video)

Paris Jackson njihet për karakterin e shkujdesur, por sjelljet e saj po i tejkalojnë limitet. Ajo mori vëmendjen e mediave para pak kohësh kur u zbulua se kishte nisur një marrëdhënie me modelen Cara Delevigne. Gjatë një udhëtimi në Paris ajo ka hipur në një ndërtesë të lartë dhe ka ecur në skaj të saj duke rrezikuar të rrëzohet disa herë, por kjo gjë nuk e ka shqetësuar aspak. Ndërsa familjarët e saj pasi panë videon e postuar në Instagram janë alarmuar, duke u frikësuar shumë për 20-vjeçaren. Burime pranë familjes kanë bërë me dije, se dyshojnë në shëndetin mendor të Paris. Kujtojmë se në një intervistë në 2017, ajo është shprehur se e kanë përdhunuar në moshën 14-vjeçare dhe që prej asaj periudhe kaloi në depresion, duke tentuar disa herë të vrasë veten.

(Video)

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?