FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vaksina antigrip vetëm në farmaci

Edhe pse ka nisur stina e ftohtë vaksina anti grip ende nuk është shpërndarë në qendrat shëndetësore. Të drejtën e përfitimit aktualisht e ka vetëm personeli mjekësor. ”Momentalisht nuk është. Në qendrat shëndetësore, deri tani për personelin shëndetësor”.

Në Shqipëri nuk janë shënuar raste të shtuara por thuhet se janë rreth 11.000 raste në jave me komplikacione virozash. Aktualisht vaksinat kanë nisur të shiten në farmaci kundrejt 1630 lekëve. ”Që nga fundi i tetorit është pothuajse në të gjitha farmacitë”.

Sipas inspektorit të Institutit të Shëndetit publik, Artan Simaku vaksinat antigrip do të nisin të shpërndahen shumë shpejt. Mjekët apelojnë për shmangien e ambienteve ku ka grumbullime të qytetarëve, si dhe kujdes të shtuar me higjienën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?