FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vdes kozmonauti i parë që eci në hapësirë

Kozmonauti Alexei Leonov, i cili hyri në histori si personi i parë që shkoi në hapësirë në 1965, ka vdekur në moshën 85 vjeçare.

Rusi shkeli për 12 minuta në hapësirë gjatë misionit të VOSKHOD 2, më 18 mars të 1965.

Leonov vdiq në spitalin Burdenko në Moskë të premten pas një sëmundje të gjatë, konfirmoi ndihmësi i tij. Ai do të varroset këtë muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kozmonauti bëri historinë pasi doli jashtë anijes së tij kozmike për rreth 12 minuta dhe eci rreth e rrotull sipër Tokës i lidhur me një kabllo 4.8 metra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por dalja e tij jashtë anijes kozmike për pak u kthye në tragjedi pasi kostumi i tij filloi të fryhej dhe ai u kthye menjëherë brenda.

Në një kohë kur SHBA dhe Bashkimi Sovjetik ishin në një “betejë” për epërsi në hapësirë, misioni i Leonov u vlerësua si një triumf.

Por ambiciet e tij nuk u ndalën me kaq. Leonov ishte komandant i Soyuz-Apollo, misioni i parë i përbashkët në hapësirë midis SHBA- BRSS në 1975.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?