Veliaj dhe Rudina Xhunga mbjellin pemë për 6-vjetorin e Alanas

Gazetarja dhe moderatorja e njohur, Rudina Xhunga ka zgjedhur që ta festojë ndryshe 6 vjetorin e lindjes së vajzës së saj, Alana. Ajo së bashku me Erion Veliaj mbollën një pemë manjole në kodrat e Parkut të Liqenit Artificial. Kryebashkiaku Veliaj uroi Alanën për ditëlindjen e saj dhe falenderoi gazetaren Xhunga që iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve.

“Edhe unë, edhe Rudina duam t’u bëjmë një thirrje të gjithë miqve tanë dhe qytetarëve që për çdo sebep, për çdo ditëlindje, për çdo përvjetor, mbjellja e një peme është një mundësi fantastike për të kujtuar të dashurit tanë dhe që i kemi shumë të çmuar. Besoj se ky qytet ka treguar se me pak solidaritet, ku secili bën sa mundet, por e bën me dashuri, pak nga pak bëhet një pyll. Ashtu si çdo oqean do të ishte më pak, thoshte Nënë Tereza, pa atë pikën e ujit, edhe veprat tona ndonjëherë duken si një pikë e vogël, një pemë në një pyll kaq të madh, por kur bëhen nga mijëra njerëz dhe bëhen me dashuri, i gjithë qyteti është shumë më i mirë.”, u shpreh Veliaj.

Gazetarja Xhunga nga ana e saj i shprehu mirënjohjen kryebashkiakut Veliaj. “Faleminderit që erdhe. Ne erdhëm për ditëlindjet tona, por ishte shumë bukur të bëheshim pjesë e kësaj gjëje të bukur që ke bërë nga liqeni. E bëj me dëshirë të madhe, apo jo Alana? Vijmë shpesh ne këtej, kënaqemi shumë”, tha Xhunga.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?