FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO: Në Rumani “gjejnë” Michael Jackson-in, çmendet juria

Konkursi muzikor “The Voice” në Rumani ka zbuluar një talent të vërtetë. Bogdan Ioan i ka mahnitur anëtarët e jurisë gjatë audicioneve të fshehta me interpretimin e “Këngës së Tokës” nga Michael Jackson.

Të habitur nga ngjashmëria e jashtëzakonshme me zërin e mbretit të popit, ata janë kthyer të gjithë që në sekondat e para të këngës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse Michael Jackson do të ishte gjallë dhe do ta kishte dëgjuar këtë interpretim, ai me siguri do të mbetej i mahnitur si ne të katërt”, ka thënë njëri prej anëtarëve të jurisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bogdan Ioan është diplomuar në arkitekturë dhe nuk ka studiuar kurrë në ndonjë degë që ka lidhje me muzikën.

Ai ka lindur në Konstancë dhe kënduar në mënyrë amatore që në moshën 16-vjeçare.

(TemA TV)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?