Vorbulla e shtetit paralel

Nga Gazmir Tahiri-

Ne nje nga ditet kur temperaturat e larta zoteruan vendin tone nga podiumi i foltores se Presidentit te Republikes leshohet nje piskame e cila per tu shuar i duheshin 4 shishe uje. Termi alarmant qe arrita te vecoj nga e gjithe ajo konference eshte shteti paralel qe shkon ne finalizim te kapjes se shtetit. Mundet ndonjehere nuk eshte dhe aq e nevojeshme te jeshe politikan apo analist per te kuptuar se ne cpike vlimi eshte vendi yt pasi ke degjuar nje term te tille aq me teper per mua qe kam jetuar dekadat e fundit paralelisht dy tentativa te shtetit paralel, ate turk dhe ate shqiptar Eshte pikerisht momenti qe Presidentit te vendit tim i rri e ngushte ajo kollare presidenti dhe nga lartesia e pervojes politike 30 vjecare ska patur alternative tjeter vetem te ngre steken e te godase aq larg duke marre nje super- rrezik mbi vete pasi perballe nje treni te tille pak vete mbijetojne pa u shtypur. Eksperimenti i pare i shtetit paralel ne ballkan ka qene praktikuar nga Rrugova . Te gjitha hallkat e sherbimeve shteterore serbe u refuzuan dhe u organizua nje strukture paralele e cila jepte shkollimin neper bodrume pallatesh, sherbimin shendetesor te riorganizuar mbi baza gjysem private dhe te mbeshtetura nga taksa lokale apo financim te shqiptareve ne perendim si dhe qeverise Bukoshi. Por askujt nuk do i shkonte ndermend qe dheu ame, pa pushtim nga askush do behej nje dite viktime e kesaj formule te cilen Rrugova skish rrugedalje ndaj e implemetoi. Strukturat e shtetit paralel ngrihen nga grupime te se njejtes ideologji per te perftuar sherbime direkte te cilat jepen specifikisht dhe ekskluzivisht dmth pa gare anetareve te ketij grupimi apo sekti. Termi shtet paralel eshte perdorur per here te pare nga historiani amerikan Alex Paxton ne librin e tij ” Anatomia e Fashizmit” ku pershkruan kapjen e te gjitha strukturave shteterore nga Gestapo ndaj dhe tipari baze i shtetit paralel eshte te bazuarit e organizimit te shtetit ne nje elite e cila ka arkiven e mjaftueshme te se shkuares per te qene ne cdo moment me dosjen apo cd-ne ne dore ndaj kujtdo qe do tentoje te beje oponencen e shtetit. Ndaj dhe ideatori i shtetit paralel ku mund te gjente me mire se ish -blloku per te ideuar dhe bazuar kete strukture? Ne analogji me shtetin paralel ne Turqi ne momentin e perplasjes se madhe me Erdoganin qindra mijra ore pergjime/cd gjer ne rezidencat me te rendesishme te shtetit deshmuan se nje rrjet i tere inteligjence dhe dedektimi eshte domosdoshmeri per mbijetesen e shtetit paralel. E thene troc ne shqip i bie shtet paralel baraz me fare spiunesh. Qe nje strukture e nje shteti paralel te funksionoje kushti baze eshte nje ose me shume banka me imunitet te plote ndaj mekanizmave te monitorimit financiar. Pothuaj 90 perqind e kapitalit financiar te shtetit paralel turk u fokusua tek nje banke e vetme qe quhej Bank Asya dhe kjo banke nga nje formacion modest financiar u shendrrua ne nje nga 500 bankat me potente ne bote per nje kohe teper te shkurter. Nuk di a iu kujton ne analogji juve dicka ?. 4 jane sektoret jetike ku nje shtet paralel bazon gjithe strategjine e tij per mbjelljen subjektive bimeve te xhungles paralele 1- arsimi 2-shendetesia 3- policia 4- ushtria Ne skanimin dhe zmontimin e shtetit paralel turk jane te evidentuara me prova ne mase tashme hartimet e tezave per provimet e pranimit ne akademite e policise dhe atyre ushtarake me qellim favorizimin e shtresave apo elementeve nen fokus te cilet do blindonin shtetin paralel ne ushtri dhe ne polici. Aresya baze e deshtimit te grushtit te shtetit i 15 korrikut eshte pikerisht se te blinduarit nuk kishin mbrritur ne hierarkine e larte te policise dhe ushtrise per shkak te kohes se shkurter ne karrierat e tyre te stimuluara. Per analogji manipulimi i garave dhe tezave ne pranimet ne arsim,polici,shendetesi e administrate publike ne vendin tone ku fituesit i perkasin ekskluzivisht vetem nje spektri, ku perfituesit e sherbimeve shteterore jane vetem te nje spektri dhe kundershtarit i vihen ne shpine tatimet, i pritet ndihma sociale apo shantazhohet kushdo me buken e gojes eshte nje tabllo e shemtuar e ngjizjes se nje shteti paralel per te cilin Presidenti i vendit ka vene alarmin. Drejtesine nuk e shenova fare ne prioritetet e mesiperme te shtetit paralel pasi nje strukture qe te helmon edukimin, sigurine publike, shendetin apo paqen ta ka minuar dhe ta ka blere me kohe drejtesine. Me te miren qe ben eshte zhurma per drejtesi sepse ajo i duhet per jodrejtesite ! Por shtetet paralele jane njekohesisht edhe doreleshuarit me zemergjere pasi zoterojne fitime te papara ne saje te marrjes se garave pa gare apo me gara te stisura. Aktiviteti i Gulenit ne momentun e krisjes se madhe vleresohej ne 150 miljarde dollare shperndare ne 47 shtete pra mjaftueshem per ti blere Erdoganit qe nga shefi i kabinetit te tij gjer te shoket me te ngushte me te cilet nisi udhetimin. Ndaj dhe presidenti Meta uroj qe ne momentin qe e ka ngritur kete steke ti kete bere mire llogari

SHKARKO APP