FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Whatsapp-i bëhet +16, nisin kufizimet

Plaforma popullore e mesazheve Whatsapp nuk do të lejojë ata që janë nën moshën 16-vjeçare që të përdorin këtë shërbim në Bashkimin Evropian.

Aktualisht, limiti është 13 vjeç, por kompania po ndryshon rregullat para hyrjes në fuqi në muajin maj të rregulloreve të reja evropiane për të dhënat personale. Aplikacioni Whatsapp, i cili zotërohet nga Facebook, do t’i kërkojë përdoruesve që të konfirmojnë moshën e tyre kur të detyrohen që të pranojnë kushtet e reja të shërbimit në javët në vazhdim.

Megjithatë, nuk është e qartë se si do të verifikohet limiti i moshës. Rregullorja e përgjithshme evropiane e mbrojtjes së të dhënave, e cila hyn në fuqi më 25 maj, do t’i japë njerëzve një kontroll shumë më të madh mbi mënyrën se si kompanitë përdorin informacionin e tyre. Individët do të kenë gjithashtu të drejtën që të fshijnë të dhënat e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Facebook, ndërkohë, ka një qasje tjetër ndaj përdoruesve të rinj. Që t’i përshtatet rregullores së re, Facebook po i kërkon të rinjve nga 13 deri në 15 vjeç që të caktojnë një prind ose gardian që të japë leje për ndarjen e informacionit në platformë. Nëse nuk e bëjnë, versioni i tyre i Facebook nuk do të jetë i personalizuar dhe mjaft i kufizuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?