FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohen arsyet pse jemi më të lumtur gjatë verës!

Ka diçka magjike kur zgjohesh dhe sheh diell.

Humori ndryshon brenda sekondës dhe ndjesia e parë që të vjen është të dalësh atje jashtë për të shijuar çdo moment të jetës. Zakonisht, një gjendje e tillë ndodh gjatë verës.

Në këtë stinë, njerëzit janë më të kënaqur. Ditët e gjata, muajt që duken pafund, plazhi dhe çdo gjë tjetër ndikon në gjendjen tonë. Por, që ta dini ka 3 arsye specifike pse njerëzit janë më të lumtur gjatë verës.

Swiss Digital Desktop Reklama

1. Drita ndikon në ndryshimin e rutinës sonë të gjumit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Orët e ndryshuara mes ditës dhe natës kanë ndikim tek mënyra se si flemë. Gjatë verës njerëzit flenë më herët, zgjohen më herët dhe gjumi që bëjnë është shumë më i shëndetshëm krahasuar me atë të dimrit.

2. Edhe zakonet në të ushqyer ndikojnë gjithashtu.

Sezoni i festave gjatë dimrit vjen me ushqime të rënda të cilat i konsumojmë për një kohë të gjatë. Kjo s’do të thotë se ushqimet e dimrit janë më të këqija duke marrë parasysh faktin që trupi duhet të përballojë temperaturat e ulta, por gjatë verës trupi ndihet më i lehtë. Ushqimet e verës janë ndryshe: kanë energji mjaftueshëm, janë të lehta dhe për më tepër nuk na rëndojnë.

3. Dielli i bën mirë trupit tonë!

Përveç kujdesit që duhet të tregojmë me rrezet e dëmshme, dielli ndikon për mirë në shëndetin dhe mendjen tonë. Vitamina D ul shanset e vdekjes nga sëmundjet kardiake apo ato të prostatës, shkruan anabel. Përveç kësaj, drita natyrale është ilaç më vete për luftën kundër depresionit.

Ç’duhet më shumë për të qenë i lumtur?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?