FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohen në Kretë dy varre me artefakte të shtrenjta

Dy varre të njerëzve të pasur u gjetën në Sitia, në Kretën Verilindore, gjatë një ekspedite arkeologjike, që vazhdon punimet që prej 14 vitesh.

Varrezat i përkasin periudhës 2 800-1 700 para Krishtit.

Në varrin e parë u gjet një armë e përdorur në Petras, një shpatë e shkurtër prej bronzi. Aty pranë ishte edhe një varr i dytë që i përkiste një gruaje. Në varrin e gruas u gjetën një numër i madh rruazash ari të punuara me mjeshtëri shumë të lartë si dhe rruaza prej argjendi e kristali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në varrin e dytë të zbuluar u gjetën dhjetëra rruaza ari me zbukurime të holla spirale si dhe qindra rruaza të tjera ari ose argjendi me një diametër prej një milimetër, që duket se kanë qenë të qepura mbi një veshje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një varr i tretë i zbuluar më tutje se dy varret e para ështe unik për Petrasin dhe përbëhej nga pllaka të cilat krijonin një strukture në formë kutie. Ky ishte varr fëmijësh nën 10 vjeç. Aty u gjetën dy rrathë ari.

Varrezat e Petras janë më të mëdhatë në Kretë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?