Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 10:58 Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak Bashkia e Tiranës ka shpallur rreth 1500 fituesit e radhës nga aplikimet për programin social “Për subvencionimin e interesave të kredive”, një mundësi e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zbythja e Ramës nga Durrësi është fillimi i zbythjes së tij nga pushteti

Magazinë E diel, 27 Shtator 2020 12:52
Zbythja e Ramës nga Durrësi është fillimi i zbythjes së tij nga pushteti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Red Varaku –
Fillimisht, lëvizja e Edi Ramës për të braktisur Vlorën për Durrësin, u perceptua si një taktikë gjeniale politike, që mori jo pak vëmendje.
Kjo jo vetëm për faktin se ky qark është qarku simbol ku bashkohen të gjitha sfidat e Shqipërisë dhe modelet e dështuara apo të rrezikshme të zhvillimit që janë eksperimentuar deri tani, por edhe për mundësinë që të jep ky qark, që sfidën e madhe të rindërtimit , ta kthejë në një ndër sfidat më të rëndësishme të këtyre zgjedhjeve , me qëllim mbulimin e dështimit spektakolar të këtyre tetë vjetëve qeverisje.
Sepse, dihet që Durrësi është qarku më tipik, ku modeli i rilindjes përmes përdhunimit që krimi i ka bërë PS, ka prodhuar një përbindësh, që po i zë frymën këtij qarku dhe ka marrë peng të ardhmen e tij, ndaj fshehja dhe mbulimi i kësaj të vërtete ishte parësore, aq më tepër kur të gjithë jemi të vetëdijshëm për batërdinë e bërë në këtë qytet përmes radiografisë së ashpër që na zbuluan përgjimet zyrtare të prokurorisë .
Gjithashtu, lëvizja e tij u konsiderua si një përpjekje për të mbushur gropën e madhe të votave që pritet të prodhojë ky qark, si dhe një përpjekje për të bashkuar partinë, e cila me ardhjen e Ter Kokës është ndarë në dy grupe. Kjo ka prodhuar një përplasje të fortë midis palëve, e cila po reflektohet deri në nivelet më të ulëta dhe pritet të degjenerojë në konflikt.
Në këtë kuptim, ardhja e tij në Durrës u konsiderua gjeniale sepse deri diku mbyllte disa nga problematikat më të mëdha të qarkut. Por, zbythja e tij nga Durrësi dhe rikthimi i tij sërish në Vlorë ishte dhe humbja e tij e parë për këto zgjedhje. Ajo ishte e paparashikuar dhe paralajmëron dhe zbythjen e tij nga pushteti duke dhënë kështu një mesazh tejet demoralizues për mbështetësit e PS për disa arsye:
Së pari, tërheqja në vetvete si akt është një akt paburrërie dhe do të thotë frikë nga përballja me të vërtetën dhe kundërshtarin. Aq më tepër që opozita po përgatitej seriozisht për këtë betejë dhe përflitej se ky qark do të shndërrohej në vendin ku do të zhvillohej beteja më simbolike midis dy alternativave, sepse listën e Durrësit për opozitën do ta kryesonte vetë Lulzim Basha.
Së dyti, sepse rikthimi i tij në Vlorë ngjan më shumë me ankorimin e një anijeje të lodhur dhe rrënuar nga një port i trazuar si Durrësi në në një port të sigurtë për të ardhmen e tij politike. Një port si Vlora, që i garanton mbrojtje nga stuhitë që pritet të ngrihen pas humbjes së zgjedhjeve dhe daljes së PS në opozitë.
Së treti, largimi i tij dëshmon tronditjen thellë të tij nga takimi me realitetin e qeverisjes së tij. Dëshmon vetëdijen e tij për dëmin e madh dhe shkatërrimin fatal që i ka sjellë ky njeri këtij qyteti, me bekimin që i dha martesës së PS-së me krimin. Pra, dëshmon në thelb pafuqinë e tij për të mbrojtur produktin e shëmtuar të rilindjes në këtë qytet përballë alternativës që ofron opozita .
Së katërti, ai nuk e ka më autoritetin t’i mbajë nën kontroll bandat ktiminale edhe pse së fundmi i ka dhënë tendera dhe konçesione me vlera marramendëse. Zbythja e tij e lë PS e Durrësit më të përçarë se kurrë, në një rivalitet të egër midis njerëzve të Vangjush Dakos dhe njerëzve të Ter Kokës. Ky rivalitet ka nisur të prodhojë aktualisht shumë “ viktima” politike, duke e helmuar rëndë atmosferën politike në PS e Durrësit.
Pra, frika e tij për të ardhmen e tij politike , pafuqia e tij për tu përballur me alternativën politike që do të ofrojë Lulzim Basha , pamundësia e tij për të mbushur gropën e votave që ka sjellë pakënaqësia e qytetarëve durrsakë dhe paaftësia e tij për të ngopur orekset e grupeve rivale dhe pafuqia për t’i pajtuar ata, janë arsyet kryesore të zbythjes së tij nga Durrësi.
Vendimi për të braktisur Durrësin nuk reflekton vetëm çoroditjen e thellë ku ndodhet sot ky njeri, por reflekton edhe vetëdijen e pastër të këtij njeriu për humbjen e sigurtë të zgjedhjeve të ardhshme.
Sepse, si Durrësi është sot e gjithë Shqipëria në kuptimin e dështimit të politikave të rilindjes dhe dëmtimit të rëndë të kohezionit shoqëror për shkak të plotfuqishmërisë së krimit në këto qytete. Ndaj, zbythja e tij nga Durrësi është fillimi i zbythjes së tij nga pushteti.

Mund t'ju interesojë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë hequr këtë praktikë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë...

24 Tetor 2026, 21:28
Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjeshme amerikane, sipas dosjeve të Pentagonit

Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjes...

24 Tetor 2026, 15:59
Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

22 Tetor 2026, 23:37
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak
Para 20 minutash

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim ...

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)
Para 23 minutash

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë
Para 26 minutash

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK
Para 33 minutash

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 4 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 17 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 15 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 13 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.