Home Aktualitet Makina përfun...

Makina përfundon në Lanë në afërsi të Bërrylit, arratiset shoferi

784
0

Një aksident i pazakontë ka ndodhur sot kryeqytet, ku një makinë ka përfunduar në lumin e Lanës në afërsi të Bërrylit. Pas aksidentit, shoferi është arratisur nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Më datë 13.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në afërsi të Brrylit, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se duke drejtuar mjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin e Lanës.”, thuhet në njoftimin e policisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit